Myftiu Tërnava mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava sot mbikëqyri punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.

Përmes një njoftimit të BIK’ut në rrjetin social Facebook, u bë e ditur se Myftiu Tërnava u nda i kënaqur që ecurinë e punëve në ndërtimin e Xhamisë Qendrore, duke thënë se çdo gjë është duke ecur sipas planit dhe dinamikës së paraparë.

“Me këtë rast zyrtarët nga kompania ndërtuese “Kumash” falenderuan Myftiun Tërnava për interesimin e vazhdueshëm për realizimin e projektot të ndërtimit të xhamisë duke e njoftuar atë se punët po ecin mirë e mbarë deri më tani”, thuhet tutje në njoftim.

Kategoritë
LajmeVendi