Myslimanët amerikanë i dërguan një mesazh Bidenit: Nëse nuk ka armëpushim në Gaza, nuk ka as vota

Myslimanët në Amerikë po zotohen të mohojnë votat e Joe Biden në zgjedhjet e ardhshme, shenja më e fundit e zemërimit dhe zhgënjimit në rritje në komunitetet arabe dhe myslimane për dështimin e presidentit amerikan për të dënuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Në një letër të hapur të titulluar “Ultimatumi i armëpushimit 2023”, liderët myslimanë dhe Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman u zotuan të mobilizojnë votuesit myslimanë për të ndaluar mbështetjen ose votat për çdo kandidat që mbështet ofensivën e Izraelit kundër popullit palestinez.

Këshilli Kombëtar Demokratik Mysliman përbëhet nga drejtues të Partisë Demokratike nga shtetet kryesore si Michigan, Ohio dhe Pensilvania, të cilat ka të ngjarë të jenë vendimtare në zgjedhje.

“Mbështetja e pakushtëzuar e administratës suaj, e cila përfshin financimin dhe armatimin, ka luajtur një rol të rëndësishëm në përjetësimin e dhunës që shkakton viktima civile dhe ka minuar besimin e votuesve që ju besonin më parë,” thanë ata.

Javën e kaluar, muslimanët amerikanë në Minesota, ku Biden planifikon të vizitojë të mërkurën, lëshuan një ultimatum të ngjashëm armëpushimi dhe madje njoftuan planet për të protestuar të mërkurën gjatë vizitës së presidentit në shtetin e tyre.

Kategoritë
BotaLajme