Naftëtarëve u lejohet fitimi maksimal prej 12 centësh për litër

Dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe 12 centë për litër të produktit të shitur me pakicë, është marzha tregtare e caktuar për fitim për naftëtarët, sipas udhëzimit administrativ të Qeverisë për rregullimin e çmimeve të derivateve në vend.

Ditë më parë, Qeveria vendosi pro udhëzimit, por nuk dha detaje. Të premten, ka publikuar dokumentin që specifikon se marzha tregtare maksimale e lejuar është dy centë për litër të produktit të shitur me shumicë dhe 12 centë për litër për produktin e shitur me pakicë.

Marzha tregtare është ndryshimi mes çmimit të shitjes dhe atij të furnizimit.

Aktualisht një litër naftë në Kosovë kushton rreth 1.9 euro.Në arsyetim Qeveria pati thënë se rregullimin e çmimeve e bën për ta mbrojtur konsumatorin, konkurrencën dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg.

Kategoritë
EkonomiLajmeVendi