Nagavci formon grup punues për sigurinë në shkolla, pas gjetjes së armëve në shkollat e Ferizajt

E pyetur për çështjen e sigurisë së nxënësve, ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se tashmë është krijuar një grup punues i angazhuar në përmirësimin e sigurisë së nxënësve, raporton Ekonomia Online.

Ky grup punues është formuar pas një aksioni të Policisë së Kosovës në afërsi të shkollave në Ferizaj, ku janë gjetur një numër i madh i armëve, pistoleta, thika e drogë.

“Kemi krijuar një forum gjithëpërfshirës ku nuk kemi përfaqësues vetëm nga policia por edhe përfaqësues nga institucione, organizata relevante si dhe prindërit”, tha Nagavci.

“Tashmë është formuar ky grup punues dhe po punojmë intensifikisht që të kemi ambiente sa më të sigurta për nxënësit”.

“Jemi te fokusuar në parandalim, vetëdijesim dhe ndërgjegjësim për të shmangur çdo formë të dhunës ndaj fëmijëve”, u shpreh ajo, raporton EO.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi