Nagip Krasniqi në Prokurori Speciale, avokati thotë se u intervistua në lidhje me hetimet që kanë nisur vitin e kaluar ndaj tij

Ish-Kryeshefi i KEK, Nagip Krasniqi, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale, mirëpo për hetimin që ka nisur në janar të vitit 2023.

E konfromoj intervistimin. Intervistimi ka qene interviste e dytë sa i përket procedures hetimore për keqpërdorim te detyrës zyrtare qe ka filluar ne janar të vitit 2023”, ka deklaruar Krasniqi

Ndryshe, Krasniqiti është ngritur një aktakuzë nga Prokuroria Speciale në gusht të këtij viti. Dyshimet janë se ai kishte filluar të keqpërdorë detyrën zyrtare ende pa i bërë dy javë nga dita kur ishte emëruar në këtë pozitë e deri ditën kur ishte arrestuar, në prill të vitit të kaluar.

Sipas aktakuzës, Krasniqi i kishte mundësuar tregtimin e energjisë një kompanie sllovene në Kosovë, e cila nuk kishte licencë, duke dëmtuar kështu KEK’un në vlerë rreth 3 milionë e 230 mijë euro.

Aty thuhet se Krasniqi dyshohet se i ka mundësuar kompanisë sllovene “Holding Slovenske Elektrane” tregtimin e energjisë në Kosovë, pa pasur e njëjta licencë.

Keqpërdorimin e detyrës dyshohet se ai e kishte filluar ende pa i bërë dy javë nga marrja e detyrës së Kryeshefit. Ai ishte zgjedhur në këtë pozitë me 4 tetor 2021.

Nga veprimet e Krasniqit thuhet se KEK është dëmtuar për mbi 3 milionë e 230 mijë euro.

 

Kategoritë
LajmeVendi