Nait Hasani rrëfen ditën e arrestimit të tij: Ish-ministri ma vendosi revolen në ballë, shau serbisht

Ish i burgosuri politik dhe njëherit edhe një ndër themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nait Hasani, ka treguar në emisionin Pressing në T7 ditën kur është arrestuar ai nga regjimi serb.

Hasani fillimisht ka treguar mënyrën se si kanë funksionuar në fillet e lëvizjeve në një kohë kur kishte kontrolle të shumta dhe ishin të përcjellur. Hasani thotë se në atë kohë funksiononte në një grup me të fejuarën e tij, tani gruan dhe një shok nga fshati Komoran në Drenas.

Hasani thotë se ishte në Prishtinë, tek kurrizi, në momentin kur e kishte hetuar se ishte përcjellë dhe tani persona të panjohur i ishin afruar.

“Më goditën dhe më futën në veturë. Prej aty nuk di asgjë. Për besë. Nuk më kujtohet asnjë gjë. Më dërguan në një dhomë. Aty kisha dhimbje të mëdha pasi isha goditur pandërprerë. Pastaj filluan torturat”, tha ai.

“Ish-ministri ma vendosi revolen në ballë, shau serbisht”, tregon detaje tjera ai.

Kategoritë
LajmeVendi