Namazi i Fitër Bajramit u fal me pjesëmarrje të madhe në Qabe dhe Xhaminë e Profetit

Namazi i Fitër Bajramit është falur në një atmosferë plot entuziazëm dhe shpirtëror me pjesëmarrje të madhe në Qabe, ndërsa ka pasur interesim të madh për faljen e Bajramit edhe në Xhaminë e Profetit në Medine.

Namazi i Fitër Bajramit është falur me pjesëmarrje të madhe në Qabe dhe Mesxhid-i Nebevi (Xhaminë e Profetit) që gjenden në qytetet Mekës dhe Medines në Arabinë Saudite.

Kryesia e Çështjeve të Haramejnit të Arabisë Saudite njoftoi se besimtarët, duke filluar nga orët e herëta të mëngjesit, kanë vërshuar në Mesxhid-i Haramin për të falur namazin e bajramit në Qabe.

Në njoftim thuhet se namazi i Fitër Bajramit është falur në një atmosferë plot entuziazëm dhe shpirtëror me pjesëmarrje të madhe në Qabe, ndërsa ka pasur interesim të madh për faljen e Bajramit edhe në Xhaminë e Profetit në Medine.

Ndërkohë, zyrtarët u kanë dhuruar besimtarëve që kanë bërë adhurimet e tyre në Qabe ujë zemzemi dhe ëmbëlsira.

Namazin e Bajramit në Qabe e drejtoi imami Sheikh Salin bin Hami, ndërsa në fjalimin e hutbes theksoi rëndësinë e vëllazërisë dhe unitetit islam.

Kategoritë
BotaLajme