Napoli mposht skuadrën shqiptare, luan edhe Rrahmani

Skuadra e Napolit ka shënuar fitore 4:0 ndaj ekipit shqiptar, Egnatia në miqësore.

Italianët e Antonio Contes kaluan në epërsi qysh në minutën e 21’të me anë të Kvaratskhelia-s, shkruan Indeksonline

Nuk vonoi shumë, Napoli shënoi edhe golin e dytë me anë të Politanos në minutën e 29’të.

Pjesa e dytë, ishte më e mirë për ekipin shqiptar, por Napoli realizoi edhe dy herë.

Fillimisht Kvara, sulmuesi gjeorgjian shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Napolin dhe Ngonge.

Për ekipin e Napolit luajti edhe kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani

Kategoritë
LajmeSport