Napoli në formë të mirë, triumfon ndaj Lecces

Napoli po vazhdon me formë të mirë në Serie A.

Ish-kampioni i Italisë triumfoi minimalisht 1:0 në shtëpi ndaj Lecces, në kuadër të javës së nëntë në elitën e futbollit italian.

Giovanni Di Lorenzo shënoi golin e vetëm në ndeshje në minutën e 73-të të takimit

Gjatë tërë ndeshjes luajti edhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani që pati një tjetër paraqitje fantastike.

Me këtë fitore, Napoli tani ka 22 pikë në vendin e parë, pesë më shumë se Interi që luan nesër me Juventusin.

Në anën tjetër, Lecce mbetet e parafundit me pesë pikë të grumbulluara.

Kategoritë
LajmeSport