NASA tregoi se si duket “linja e frontit” në Ukrainë nga hapësira

Territoret e mbuluara nga zjarri në lindje dhe jug të shtetit ukrainas janë regjistruar nga satelitët që monitorojnë qendrat e zjarreve të mëdha.

Sistemi Firms i NASA-s, i cili është i angazhuar në zbulimin e zjarreve të mëdha në planet, regjistroi pikat më të nxehta në frontet e luftës, e cila u fillua në Ukrainë nga Federata Ruse.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, fotot satelitore nga orbita e Tokës regjistruan vatrat kryesore të luftës, të cilat janë të përqendruara në lindje të vendit – në Luhansk, Donetsk dhe një pjesë të rajoneve të Kharkiv, si dhe në jug – në rajonet Mykolaiv dhe Kherson.

E gjithë vija e frontit është përfshirë nga zjarret.

Siç është raportuar më parë nga autoritetet ukrainase, është e vështirë të shuhen zjarret në territoret e pushtuara për shkak të granatimeve nga trupat ruse dhe rusët qëllimisht nuk lejojnë që kjo të bëhet në rajonet e pushtuara.

Përveç kësaj, pushtuesit shkatërrojnë magazinat e grurit, makineritë bujqësore dhe termocentralet solare.

Kategoritë
BotaLajme