NATO braktis Ukrainën, Stoltenberg: Nuk do të dërgojmë trupa nëse pushtohet nga Rusia

NATO ka vendosur që të mos ndërhyjë ushtarakisht në Ukrainë, nëse vendi pushtohet nga Rusia, duke e lënë kështu marrëdhënien e tensionuar me Kremlinin vetëm në nivel sanksionesh ekonomike.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar se Aleanca nuk do të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, nëse Rusia pushton vendin.

Në një intervistë për mediet britanike, Stoltenberg është shprehur se NATO e mbështet Ukrainën si vend partner, por nuk mund të gëzojë të drejta të barabarta si vendet anëtare.

Stoltenberg: Ne nuk kemi plane për të vendosur trupa luftarake të NATO-s në Ukrainë, ne jemi duke u fokusuar në ofrimin e mbështetje, ka një ndryshim midis të qenit anëtar i NATO-s dhe të qenit një vend partner dhe i vlerësuar nga ne, siç është Ukraina.

Stoltenberg vuri në dukje se agresioni i Rusisë kundër vendit fqinj të saj mund të bëhej edhe përmes metodave të tjera të njohura të Moskës, siç janë sulmet kibernetike, përpjekjet për grusht shteti apo edhe sabotim.

Kreu i Aleancës së Atlantikut pranoi se ka mosmarrëveshje mes aleatëve të NATO-s lidhur me llojin apo mënyrën e mbështetjes ndaj Ukrainës, si edhe hezitim nga disa të tjerë për të furnizuar vendin properëndimor me pajisje ushtarake.

Rumania, e cila konsiderohet si një nga mbështetëset më të zjarrta të Ukrainës në lindje, deklaroi të premten se nuk do të ndërhynte ushtarakisht nëse Rusia pushton vendin.

Kategoritë
BotaLajme