NATO do të ofrojë mbështetje të sigurisë për Kupën e Botës “Katar 2022”

Në kuadër të mbështetjes do të sigurohet trajnim kundër kërcënimeve që vijnë nga substancat kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore (CBRN).NATO do t’i japë mbështetje të sigurisë Katarit lidhur me organizimin e Kupës së Botës FIFA 2022 që do të mbahet në fund të vitit në këtë vend.

Në njoftimin e NATO-s thuhet se mbështetja do të jepet në kuadër të bashkëpunimit të afërm mes Katarit dhe NATO-s.

Në kuadër të mbështetjes do të sigurohet trajnim kundër kërcënimeve që vijnë nga substancat kimike, biologjike, radiologjike, bërthamore (CBRN). Stërvitja do te jepet nga Sllovakia dhe Qendra e Përbashkët CBRN e Ekselencës së Mbrojtjes të NATO-s në Çeki.
Rumania do të sigurojë trajnimin për mbrojtjen e VIP-ave si dhe trajnime kundër kërcënimit të bombave artizanale.

Kupa e Botës do të mbahet në Katar nga data 21 nëntor deri më 18 dhjetor.

Kategoritë
BotaLajme