NATO do të rrisë me 6 herë numrin e forcave në gatishmëri

NATO do të rrisë ndjeshëm numrin e forcave në gatishmëri të lartë në mbi 300,000 nga 40,000, si pjesë e rishikimit më të madh të mbrojtjes së aleancës që nga Lufta e Ftohtë, shkruan SkyNews.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg konfirmoi gjithashtu se aleatët do të zgjerojnë dislokimet e trupave në vendet e NATO-s që janë më afër Rusisë.

Vendimet do të vendosen në një samit historik të aleancës 30-anëtare të NATO-s këtë javë në Madrid, i cili po zhvillohet nën hijen e luftës së Rusisë në Ukrainë.

“Ne do të transformojmë forcën e reagimit të NATO-s dhe do të rrisim numrin e forcave tona të gatishmërisë së lartë në mbi 300,000,” tha Stoltenberg.

Forca e Reagimit të NATO-s aktualisht ka rreth 40,000 ushtarë, marinarë dhe personel ajror. Dy burime ushtarake që thanë se do të ishte gjashtë herë më e madhe.

 

Kategoritë
BotaLajme