NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë luftarake të Aleancës

NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale që do të ndihmojë Aleancën për të rritur aftësitë e veta luftarake përmes avancimeve teknologjike.

Ky sistem është blerë nga kompania “Palantir” dhe quhet “Maven”.

“Ne jemi krenarë që mbështesim përpjekjen e NATO-s për të forcuar parandalimin duke vendosur një platformë luftarake të aktivizuar me AI në SHAPE. Ky partneritet nënvizon vendosmërinë e Aleancës për të udhëhequr pa frikë me inovacionet teknologjike,” ka deklaruar Shon Manasco, Këshilltar i Lartë në Palantir Technologies.

Kategoritë
LajmeLajmet KryesoreVendi