NATO ka njoftuar se në selinë e tyre kanë pritur gjashtë ekspertë të Ballkanit Perëndimorë.
Në këtë vizitë u diskutua për angazhimin e të rinjve paqen dhe sigurinë rajonale si dhe luftimin e ndikimeve të dëmshme, përfshirë dezinformatat, kërcënimet hibride dhe kibernetike
“Në selinë e NATO-s, grupi u takua me zyrtarë të lartë, prezantoi rekomandimet e tyre për politika dhe shkëmbeu ide për hapat jetikë që duhen ndërmarrë për bashkëpunimin rajonal dhe integrimin transatlantik”, thuhet në njoftimin e NATO’s në rrjetin social X.