NATO sot fillon stërvitjen e saj vjetore bërthamore me emrin “Steadfast Noon”, e cila do të zgjasë dy javë. Në të do të marrin pjesë 2.000 pjesëtarë të forcave ushtarake nga tetë baza ajrore. Stërvitja organizohet së bashku nga Belgjika dhe Holanda në bazat ajrore Kleine Brogel dhe Volkel.
Operacionet e fluturimit janë të përqendruara mbi Detin e Veriut dhe vendet përreth, duke përfshirë Belgjikën, Danimarkën, Gjermaninë, Holandën dhe Britaninë e Madhe.
Stërvitja përkon me përmirësimet e mëdha që janë duke u zhvilluar në shumicën e bazave bërthamore në Evropë. Kjo modernizim përfshin përmirësimet e sigurisë në trezorët nëntokësorë ku ruhet armët bërthamore amerikane, kabllot nëntokësore dhe sistemet e komandës dhe kontrollit bërthamor, si dhe objektet e nevojshme për bombarduesin e ri luftarak F-35A me kapacitete bërthamore.
Në disa baza bërthamore në Evropë është ndërtuar së fundmi një platformë speciale për përdorim nga avionët amerikanë C-17, që transportojnë armë bërthamore dhe pajisje shërbimi.
Kjo përfshin Kleine Brogel në Belgjikë, Ghedi në Itali dhe Volkel në Holandë.
NATO thotë se “Steadfast Noon” është një aktivitet rutinë dhe përsëritës i trajnimit, dhe jo një përgjigje ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Megjithatë, synohet të dërgohet një mesazh i qartë Moskës se NATO është e gatshme të mbrohet me armë bërthamore, nëse është e nevojshme.