NATO zhvillon stërvitje ajrore në Detin Baltik

Avionët F-16 kryen misione të ndryshme luftarake dhe siguruan mbështetje ajrore të ngushtë për forcat në tokë

Stërvitja ajrore Ramstein Alloy 2023-1 e NATO-s u zhvillua në Detin Baltik, transmeton Anadolu.

Në stërvitjen e këtij viti krahas Türkiye-s, morën pjesë Gjermania, Portugalia, Rumania, Finlanda, Lituania dhe Spanja.

Sipas një deklarate nga NATO, në stërvitje avionët luftarakë të vendeve aleate zbatuan skenarë të ndryshëm me të cilët mund të përballen në jetën reale, përfshirë edhe shoqërimin e avionëve civilë në aeroport në rast të humbjes së komunikimit.

Avionët F-16 kryen misione të ndryshme luftarake dhe siguruan mbështetje ajrore të ngushtë për forcat në tokë.

Avionët luftarakë të Finlandës morën pjesë për herë të parë në një stërvitje të NATO-s që kur vendi u bë anëtar i Aleancës më 4 prill.

Në deklaratën e NATO-s thuhet se falë stërvitjes e cila synon rritjen e koordinimit mes aleatëve, është rritur integrimi i avionëve të aleatëve në hapësirën ajrore të Baltikut.

Kategoritë
BotaLajme