NBA: Kevin Durant qëndron me Nets, Patrick Beverley në Lakers

Menaxheri i përgjithshëm i ekipit dhe pronari alternativ Sean Marks tha se gjatë një takimi me Durant, Steve Nash dhe pronarët e tjerë, të gjithë ranë dakord të ecnin përpara me partneritetin

Brooklyn Nets tha se ylli i basketbollit Kevin Durant ka rënë dakord të qëndrojë me ekipin për të “sjellë një titull të NBA-së në Brooklyn”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Menaxheri i përgjithshëm i ekipit dhe pronari alternativ Sean Marks tha se gjatë një takimi me Durant, Steve Nash dhe pronarët e tjerë, të gjithë ranë dakord të ecnin përpara me partneritetin.

“Ne jemi duke u fokusuar në basketboll, me një qëllim kolektiv në mendje: të ndërtojmë një franshizë të qëndrueshme për të sjellë një kampionat në Brooklyn”, shtoi Marks.

Durant, 33 vjeç, kishte një mesatare rekord prej 29,9 pikësh në 55 ndeshje sezonin e kaluar.

Raportimet: LA Lakers do të marrë Patrick Beverley-n

Sipas raportimeve, Los Angeles Lakers do të marrë basketbollistin Patrick Beverley nga Utah Jazz.

Jazz do të marrë në radhët e saj basketbollistët Talen Horton-Tucker dhe Stanley Johnson në këmbim të veteranit.

Beverley, 34 vjeç, i cili më parë ka luajtur për Houston Rockets, Los Angeles Clippers dhe Minnesota Timberwolves, mesatarisht ka shënuar 9,2 pikë, 4,1 kërcime dhe 4,6 asistime për lojë, ndërsa shënoi 34,3 për qind në tre pikë në 54 ndeshje që ai filloi sezonin e kaluar.

Kategoritë
LajmeSport