Ndalet rryma – s’punojnë semaforët, bllokohet qendra e Prishtinës

Ndërprerja e rrymës në kryeqytet ka shkaktuar tollovi dhe bllokim të rrugëve në qendër, konkretisht të Katedralja “Nënë Tereza”.

Nga fotografitë e siguruar nga Ekonomia Online shihet se udhëkryqi në këtë pjesë është bllokuar totalish dhe se është pamundësuar qarkullimi.

Disa qytetarë janë munduar që të rregullojë komunikacionin, përderisa nuk është parë asnjë Policë në këtë pjesë.

Kategoritë
LajmeVendi