Ndërpritet mësimi në 56 shkolla, shkak vërshimet

Ministrja e Arsimit të Shqipëridë, Evis Kushi ka njoftuar për ndërprerjen e mësimit në 56 shkolla për shkak të motit të ligë.

Ajo ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se vendimin e kanë marrë për sigurinë e nxënësve, deri në përmirësimin e situatës.

“Ndërkohë, të gjitha strukturat tona janë vazhdimisht në terren dhe bashkitë janë angazhuar për të marrë masat dhe vlerësuar situatën hap pas hapi. Mësimi për orët e humbura do të zëvendësohet në vijim sipas një kalendari të përcaktuar nga DPAP”.“Falënderojmë të gjithë prindërit, nxënësit dhe mësuesit për mirëkuptimin dhe angazhohemi maksimalisht për të bërë ç’është e mundur për rikthimin sa më shpejt në normalitet”, shkruan Kushi

Kategoritë
LajmeRajoni