Kandidatja për deputete e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur për ndryshimin e qëndrimit të kryeministrit Albin Kurti për Marrëveshjen e Washingtonit
Bajrami ka thënë se Kurti ka ndryshuar për 360 shkallë që kur ka ardhur në pushtet dhe sipas saj është e turpshme që Kurti tashmë ka një qëndrim të tillë, kur ka video me zë dhe figurë që Kurti dëgjohet duke e kritikuar Marrëveshjen e Washingtonit.
“Tha që është një marrëveshje që ka qëllim avancimin e prosperitetit ekonomik. Nëse kthehemi në histori dhe e shohim çfarë ka thënë për këtë marrëveshje, me të vërtetë është e turpshme se si një person me zë dhe figurë ka video që e kritikon pikërisht për këtë marrëveshje. Nuk e di se si kjo papritmas u bë e mirë. Kjo është një prej njëqind mashtrimeve që i ka bërë Kurti”, ka thënë Bajrami në FROTNAL.
Ajo ka thënë se ndryshimi i qëndrimit të Kurtit s’është mashtrimi i vetëm.
“Ja ku jemi sot, qytetarët e shohin dhe e dinë se çfarë ka thënë Kurti për këtë marrëveshje kur është nënshkruar. Ky s’është mashtrimi I vetëm. I mashtroi për lirimin e rrymës, çerdhet, banesat”, ka thënë ajo.