Ndërron jetë njeriu me hundën më të gjatë në botë

Mehmet Özyürek, njeriu me hundën më të gjatë në botë, ka vdekur në moshën 75-vjeçare. Mehmeti nga Turqia ishte i njohur dhe i dashur për dëshirën e tij për jetën dhe shpesh fliste se sa “i bekuar ” ishte që kishte një hundë që thyente rekord.

Atij iu dha titulli si njeriu me hundën më të gjatë tri herë në vitin 2001 në Guinness World Records: Primetime në Los Angeles, përsëri në 2010 në xhirimet e Lo Show dei Record në Itali dhe në 2021. Çdo herë, matja e hundës së tij ishte 8.8 centimetra.

Rekordmeni u sëmur dhe pësoi një atak në zemër para se t’i nënshtrohej një operacioni javën e kaluar. Mjekët kanë ndërhyrë, nuk kanë mundur ta shpëtojnë.

Djali i Barış tha për mediat se “babai im ishte shumë zemërmirë, ai u përpoq të mos ofendonte askënd. Babai im kaloi një jetë në paqe”.

Mehmeti ishte gjithmonë krenar për hundën e tij dhe aftësitë nuhatëse. Ai kishte deklaruar në guinnessworldrecords.com në vitin 2021 se “shqisa ime e nuhatjes është e ndryshme nga njerëzit e tjerë. Unë them “ka një erë këtu”, ndërsa  të tjerë thonë “ne nuk e nuhasim atë erë”. Unë u them, “ti mund të mos e nuhasësh, por unë mundem, për shembull, hyj në shtëpinë time unë mund të them menjëherë se çfarë ushqimi kemi.”

Mehmeti tha se hunda e tij karakteristike e madhe ishte një tipar i familjes, por shkaku i saj nuk u dihet kurrë. “Është një gjendje gjenetike, nga sa kuptoj unë. Nuk ka pasur asnjë shpjegim nga mjekët, por unë e kam në familje, kështu që e ka babai im, e kanë dajat e mi, e kam edhe unë”.

Tipari, megjithatë, nuk vazhdoi në trungun familjar përtej Mehmetit.

“Më pëlqen kjo veçori. I pëlqen botës, i pëlqen rekordet Guinness, sigurisht që i pëlqen edhe gruas sime!”

Ai kishte gjithmonë një simpati për tiparin e tij unik, edhe pse ishte tallur ashpër për të në vitet e tij të reja. “Shokët më thërrisnin hundë madhi për të më mërzitur”, tha ai. “Zoti më bëri në këtë mënyrë, nuk mund të bëhet asgjë në këtë situatë. Mësova të jetoj në paqe me fizikun tim”.

“Disa bëhen martirë, disa kryeministra dhe disa bëhen mbajtës të rekordeve Guinness”.

Kategoritë
BotaLajme