Ndërtimet pa leje/ Besohet të jetë arsyeja e përplasjeve mes partnerëve të koalicionit PDK-NISMA në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate janë aktualisht në bashkëqeverisje në komunën e Prizrenit.

Megjithatë, burime të Indeksonline bëjnë me dije se harmonia mes këtyre dy subjekteve nuk është më e mira.

Në media u raportua se përzgjedhja e disa mësimdhënësve ka përplasur keq kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totajn me Zafir Berishën e Nismës.

Mirëpo, burime të Indeksonline bëjnë me dije se përplasja mes partnereve të koalicionit ka ndodhur për shkak të ndërtimeve pa leje.

Madje, sipas këtij burimi, personeli i Totajt ka kërcënuar zyrtarët e Urbanizmit të premten e kaluar.

“Të premten një zyrtare e urbanizmit është kërcënuar fizikisht dhe me fyerje dhe ofendime te ulëta nga një njerëz të afërt të Totajt të cilët kërkonin që t’i ipet leje ndërtimi për një objekt shumëkatësh në lagjen Bazhdarana jashtë rregullave urbanistike dhe ligjeve në fuqi”, ka bërë me dije ky burim për Indeksonline.

Indeksonline ka provuar të marrë një qëndrim nga Shaqir Totaj dhe Zafir Berisha përkitazi me këtë çështje, por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Përveç, PDK dhe NISMA pjesë e koalicionit qeverisës në Prizren janë edhe AAK edhe disa parti të komuniteteve.

Kategoritë
LajmeVendi