Ndërtuesi i arrestuar turk i godinës ku humbën jetën 70 persona, përsëriti një fjalë gjatë ndalimit

Policia turke arrestoi sot Hasan Alpargun, kontraktorin e një pallati në qendër të Kahramanmaras që u shemb pas tërmetit dhe ku humbën jetën 70 persona.

Ndërkohë që po e ndalonin pjesëtarët e policisë turke, Alpargun e përsëriti disa herë fjalën “mukedderat” (fati) dhe pyetjes së gazetarit “a ka ndonjë pendim” ai u përgjigj:

“Shkëlqyeshëm. Ndërtesat e mia të tjera nuk janë të dëmtuara, dhe të gjitha ndërtesat në Adana janë të dëmtuara.”

CNN turk shkruan se Hasan Alpargun u përpoq të arratisej në Qipro pas tërmetit shkatërrues që ndodhi të hënën e kaluar, por dështoi.

Alpargun u arrestua nga Kryeprokuroria Publike në Adana për veprën penale të “vrasjes dhe plagosjes nga pakujdesia”, pas së cilës u dërgua në godinën e gjykatës lokale.

Ai ka tentuar të transferojë me vete 990 mijë dollarë, 890 mijë euro dhe 500 mijë lira turke.

Në pjesën veriore të Qipros, e cila është shumica turke, Alpargun zotëron një apartament në rajonin e Nicosia Demirhan. Ai u soll dje në Adan nga ekipet e anti-kontrabandës dhe Departamenti i Krimit të Organizuar të Turqisë (KOM).

Kategoritë
BotaLajme