Ndëshkimi i ashpër për Lewandowskin për shkak të dyshimit për narkotik

Sulmuesi polak Robert Lewandowski e pagoi shtrenjtë provokimin e dërguar gjyqtarit Jesus Gil Manzano në duelin mes Barcelonës dhe Osasunas, i cili u zhvillua pak para fillimit të Kupës së Botës në Katar.

Lewandowski më pas fitoi dy kartonë të verdhë në harkun e vetëm 20 minutave dhe për shkak të reagimit të tij të papërshtatshëm do të mungojë në tri ndeshjet e radhës në La Liga.

Pasi u ndëshkua me karton të kuq, polaku bëri shenjë drejt gjyqtarëve të ndeshjes me një gjest që u interpretua si sugjerim se gjyqtari kryesor Manzano ishte nën ndikimin e lëndëve narkotike.

Edhe pse dy kartonë të verdhë nënkuptojnë një pezullim për një ndeshje, ky reagim ka mjaftuar që polaki të dënohet me tre ndeshje, për të cilin Barcelona u ankua menjëherë.

Megjithatë, Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) e la në fuqi vendimin e saj dhe ky lajm është edhe më fatkeq për trajnerin Xavi Hernandez pasi ekipi i tij ka dy derbi të mëdhenj në duar.
Ata fillimisht luajnë kundër rivalëve të qytetit Espanyol në Camp Nou, dhe më pas udhëtojnë për në Madrid kundër Atletico.

Kujtojmë se Lewandowski është golashënuesi më i mirë i kampionatit spanjoll me 13 gola, ndërsa ndjekësit e parë janë Iglesias (Betis) dhe Muriqi (Mallorca) me nga tetë.

Kategoritë
Sport