Ndihmuan Turqinë, kthehen skuadrat e kërkim-shpëtimit të Forcave të Armatosura

Ekipet e kërkim-shpëtimit nga Shqipëria, i cili mori pjesë në Turqi u kthye sot në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili përgëzoi skuadrën shqiptare që dha kontribut në kërkimet poshtë rrënojave.

“Krenari dhe respekt për 3 skuadrat e vajzave e djemve nga Forcat e Armatosura, Emergjencat Civile dhe Shërbimi Shëndetësor, të cilët përgjatë 11 ditëve e netëve u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e shkatërruara nga tërmeti katastrofik në Turqi. Ata kthehen në atdhe, duke marrë me vete respektin e mirënjohjen e popullit turk, të mediave e të autoriteteve turke, që njëzëri e kanë vlerësuar Shqipërinë si vendi i vogël me zemër të madhe”, shkruan Rama.

Kategoritë
LajmeRajoni