Ndikimi i mundshëm i tarifave të propozuara nga ish-Presidenti Trump

Në rast se fiton një mandat të dytë, ish-Presidenti amerikan Donad Trump ka propozuar vendosjen e tarifave gjithëpërfshirëse: një taksë të përgjithshme prej 20 për qind për të gjitha importet dhe 60 për qind për mallrat që vijnë nga Kina.

Ai thotë se kjo politikë do të ndihmojë në krijimin e vendeve të punës, uljen e borxhit kombëtar dhe rritjen e buxhetit të qeverisë për shërbimet publike, si për shembull kujdesin për fëmijët.

Megjithatë, shumë ekonomistë thonë se në fund të fundit, do të jenë konsumatorët amerikanë ata që do të paguajnë më shumë.

Ekspertët paralajmërojnë edhe për efektet dytësore që do të pasonin, që sipas tyre mund të shkaktonin më shumë dëm, sesa të ndihmonin ekonominë amerikane.

Materiali në vazhdim shpjegon ndikimin që mund të ketë rritja e tarifave tek blerësit amerianë, prodhuesit vendorë dhe ata të huaj, si dhe në buxhetin e vendit.

Narration:

Nëse fiton në nëntor, ish-Presidenti Trump synon zgjerimin e tarifave, duke vendosur një taksë prej 20 për qind për të gjitha importet dhe 60 për qind për mallrat që vijnë nga Kina.

Por, çfarë janë tarifat dhe si funksionojnë ato?

Menzie Chinn, University of Wisconsin-Madison:

“Një tarifë është një taksë për gjithçka që vjen në Shtetet e Bashkuara. Thjesht mendoni për taksën e rregullt që paguani për gjërat që blini në dyqan. Në këtë rast, nëse diçka shkarkohet në port, do të ketë edhe një taksë”, thotë Menzie Chinn nga Universiteti Wisconsin në Madison.

Dikur tarifat përdoreshin gjerësisht nga vendet për të mbështetur prodhimin vendor.

Alexander Hamilton, sekretari i parë i Thesarit amerikan, argumentoi se tarifat ishin jetike – të paktën për një afat të shkurtër – për të ndihmuar industritë në zhvillim derisa ato të forcoheshin për të konkurruar në tregun global.

Kimberly Clausing, UCLA School of Law:

“Nëse kthehemi në shekullin 19, Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera të pasura, i financonin qeveritë përmes tarifave”, thotë Kimberly Clausing nga Universiteti Shtetëror i Kalifornisë në Los Anxhelos.

Pas Luftës së Dytë Botërore, tarifat u shmangën kryesisht nga vendet e zhvilluara që ishin në favor të tregtisë së lirë.

Por, viteve të fundit vërehet një qasje ndryshe ndaj mbrojtjes së prodhimit vendas, si nga të djathtët ashtu edhe nga të majtët.

Presidenti Joe Biden mbajti në fuqi shumë nga tarifat e vendosura nga ish-Presidenti Trump mbi importet kineze.

Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris mbështet tarifa të kufizuara dhe strategjike – por ajo ka kritikuar propozimin për zgjerimin e tarifave të zotit Trump.

Kajron 2 dhe nëntitull në web:

Si mund të ndikojnë tarifat tek konsumatorët amerikanë?

Kur importuesit përballen me kosto më të larta për shkak të tarifave, ata kanë disa opsione: të paguajnë vetë koston shtesë, të ulin shpenzimet diku tjetër, ose t’ia përcjellin koston shtesë konsumatorëve.

Shumica e ekonomistëve pajtohen se është konsumatori ai që në fund do ta paguajë tarifën – përmes rritjes së çmimeve.

Kimberly Clausing, professor of tax law and policy, UCLA School of Law:

“Nëse analizoni provat që nga koha kur kemi filluar vendosjen e tarifave, do të shihni se pothuajse e gjithë, nëse jo e tërë kostoja, kalon tek blerësit”, thotë analistja Kimberly Clausing.

Një studim i fundit nga Instituti Peterson për Ekonominë Ndërkombëtare me bazë në Uashington, vlerëson se tarifat e propozuara nga ish-Presidenti Trump mund t’u kushtojnë familjeve amerikane rreth 2 mijë e 600 dollarë shtesë në vit.

Kajroni 2 dhe nëntitull për web:

Si mund të ndikojnë tarifat tek prodhuesit amerikanë?

Tarifat mund të shtrenjtojnë çmimet e produkteve të huaja, krahasuar me ato vendase.

Të marrim si shembull një tarifë prej 15 për qind mbi çelikun.

Nëse çmimi i çelikut të importit do të rritej me 15 për qind, konsumatorët amerikanë do të nxiteshin të blinin prodhime amerikane.

Kjo mund të ndihmojë industritë lokale dhe të krijojë vende pune. Por, mund të ndikojë edhe në një drejtim tjetër.

Menzie Chinn, University of Wisconsin-Madison:

“Prodhuesi amerikan i çelikut do të kishte përparësinë e një kostoje prej 15 për qind. Si një kapitalist që maksimizon fitimet, çfarë do të bënte? Do t’i rriste çmimet me 15 për qind”, thotë profesori Chinn.

Përveç kësaj, shumë prodhues amerikanë varen nga importimi i disa lëndëve të para.

Rritja e kostove për këto materiale do të çonte në rritjen e kostos së prodhimit, duke ndikuar tek fitimi.

Kajron 4 dhe nëntitull në web:

Ndikimi mbi prodhuesit ndërkombëtarë dhe marrëdhëniet tregtare

Prodhuesit ndërkombëtarë mund ta kenë më të vështirë të depërtojnë në tregun amerikan për shkak të çmimeve më të larta si pasojë e tarifave.

Kjo mund të shkaktojë ulje të eksporteve të këtyre vendeve drejt Shteteve të Bashkuara, gjë që do të dëmtonte ekonomitë e tyre.

Por, këto vende mund të hakmerren duke vendosur tarifa ndaj mallrave amerikane.

Kimberly Clausing, UCLA School of Law:

“Kjo është ajo që pamë me tarifat ndaj Kinës. Ata u kundërpërgjigjën dhe kjo dëmtoi fermerët në pjesën qendrore amerikane. Në fakt, Trumpit iu desh të shpenzonte dhjetëra miliarda dollarë për t’i ndihmuar ata. Ai përdori një pjesë të madhe të të ardhurave nga tarifat në përpjekje për të ndihmuar ata që u prekën nga kjo hakmarrje”, thotë ekspertja Clausing.

Kajron 5 dhe nëntitull në web:

Tarifat dhe ndikimi mbi buxhetin amerikan

Tarifat rrisin të ardhurat e qeverisë, të cilat, siç thotë zoti Trump, mund të përdoren për shërbime publike, ose uljen e borxhit kombëtar.

Por, nëse rritja e çmimeve çon në ulje të konsumit, ndryshe nga pritshmëritë, të ardhurat mund të mos jenë aq të larta.

Me fjalë të tjera, ekonomistët në përgjithësi thonë se tarifat janë të padobishme, duke pasur parasysh ndikimin zinxhir që ato mund të kenë.

Një sondazh i kompanisë ‘YouGov’ në mars gjeti se amerikanët ishin të ndarë sa i përket kësaj çështjeje.

Kategoritë
BotaLajme