Ndjekje e çmendur, anija e kontrabandistëve të karburantit më i shpejtë se helikopteri i policisë

Ndjekje si në filma në Spanjë. Nisi si një operacion spektakolar kundër drogës. Dy helikopterë ndihmuan një skaf të policisë në ndjekjen e kriminelëve.

Por skafi që dyshohet se transportonte drogë ishte e mbushur me bidona me benzinë.

Kontrabandistët vijuan ti hedhin në ujë.

Karburanti ishte i destinuar për anijet e kontrabandës së drogës që presin në det të hapur.

Lumi në jug të Seviljes është shndërruar në një lloj autostrade droge, thuhet.

Pavarësisht se të rrethuar nga policia, kontrabandistët  lundrojnë me shpejtësi.

Por më në fund u bë arrestimi i tyre.

Kategoritë
BotaLajme