Një rast i rrallë ka ndodhur në Lojërat Olimpike ”Paris 2024”.
Rreth dy orë pasi ishte përfunduar ndeshja Argjentinë 2-2 Maroko, VAR ka ndërhyrë dhe ka anuluar golin e shënuar nga Medina, duke konfirmuar se ishte offside.
Ndeshja ka vazhduar të luaj edhe për tre minuta të tjerë dhe Maroko fitoi me rezultat 2-1.
Një vendim që përjashtonte golin u dha më pas rreth dy orë pasi doli se ndeshja ishte pezulluar në të vërtetë dhe jo përfunduar.
Ndeshja ishte pezulluar, ku pas shënimit të golit nga Cristian Medina, tifozët maroken u futen në fushë, ku tentuan ti sulmonin futbollistët e Argjentinës.