Në Angli, rreth 7 milionë njerëz presin në radhë për trajtim mjekësor

Numri i personave që presin të trajtohen në spitale ka arritur një nivel rekord. Sipas të dhënave të NHS, rreth 7 milionë njerëz janë duke pritur në radhë për trajtim në spital.

Sipas të dhënave të lëshuara nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit (NHS), numri i njerëzve që prisnin për trajtim rutinë u regjistrua në 6.8 milionë njerëz në fund të korrikut 2022.

Në fund të gushtit 2022, kjo shifër u rrit me rreth 3 për qind dhe arriti në 7 milionë.

Sipas lajmit të AA; NHS zbuloi gjithashtu se 2,646 njerëz në vend kishin pritur për më shumë se dy vjet për të filluar trajtimin rutinë spitalor në fund të gushtit.

Kategoritë
BotaLajme