Në Austri është rrëzuar një avion që u nis sot nga aeroporti i Banja Lukës, në të cilin ndodhej vetëm piloti, i cili ka humbur jetën.
Destinacioni përfundimtar i këtij avioni, që u rrëzua pranë aeroportit në Austri, ishte aeroporti në Zell am See, Austri.
Sipas informacioneve nga flightaware.com, kontakti i fundit me avionin është realizuar në minutën e 55-të të fluturimit, diku mbi vendin Haleg në Karintië.
Thuhet se avioni ishte planifikuar të ulej në Zell am See në orën 12:48.
“Të gjitha ekipet e shpëtimit janë në vendngjarje,” deklaroi komandanti i brigadës së zjarrfikësve, Klaus Portenkirhner, i cili tha se aksidenti ndodhi pikërisht në momentin e afrimit të avionit në aeroportin e Zell am See.
Rrethanat e sakta të aksidentit, si dhe identiteti i pilotit, ende nuk janë bërë të ditura./Gazetaere