Në Bashkimin Evropian, 13 për qind e qytetarëve punojnë edhe pas daljes në pension

Në Bashkimin Evropian, 13 për qind e qytetarëve punojnë edhe pas daljes në pension, njoftoi Eurostat. Rreth gjysma e njerëzve që kanë vazhduar punën e bëjnë punën e tyre në të njëjtat kushte si para daljes në pension, ndërsa gjysma tjetër kanë ndërruar punë ose kanë ulur numrin e orëve të punës, shtohet në raport.

Një sondazh i kryer vitin e kaluar tregoi gjithashtu se numri më i lartë i njerëzve që punojnë pas daljes në pension u regjistrua në vendet baltike të BE-së – në Estoni 54.9 përqind, Letoni 44.2 përqind dhe Lituani 43.7 përqind. Nga ana tjetër, përqindja më e ulët e pensionistëve që punojnë është regjistruar në Rumani – 1.7 për qind, ndërsa në Greqi ishte 4.2 për qind dhe në Spanjë 4.9 për qind.

Në pyetjen se pse vazhdojnë të punojnë edhe pas pensionimit, numri më i madh i të anketuarve, konkretisht 36.3 për qind e tyre janë shprehur se u pëlqen puna dhe u pëlqen të jenë produktivë, ndërsa 28.6 për qind kanë thënë se kanë nevojë për mjete financiare.Gjithashtu, rreth 11.2 për qind e të anketuarve deklarojnë se duan të ruajnë jetën e tyre shoqërore, ndërsa 9.1 për qind theksojnë se puna e tyre është fitimprurëse financiare. Përqindja më e lartë e njerëzve që vazhduan të punojnë për shkak të kënaqësisë së saj u regjistrua në Danimarkë – 61 për qind, Holandë 59,6 për qind dhe Itali 51,7 për qind, dhe më e ulëta është në Spanjë – 17,9 për qind, e ndjekur nga Qiproja 19,1 për qind dhe në Sllovaki 20,4 për qind për qind./abcnews.al

Kategoritë
LajmeTë ndryshme