Prania ajrore amerikane është forcuar më tej me sjelljen e gjashtë bombarduesve strategjikë B-52, nga të cilët pesë mund të mbajnë armë bërthamore.
Pamjet më të fundit satelitore tregojnë se në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar janë vendosur bombarduesit strategjikë B-52.
Sipas të dhënave të Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë, duke analizuar numrat e avionëve, pesë nga gjashtë bombarduesit e vendosur mund të mbajnë armë bërthamore.
Ky bombardues mund të mbajë deri në 32 ton ngarkesë shpërthyese, përfshirë tipe të ndryshme bombash, sensorësh dhe pajisjesh. Në periudhën e kaluar është rritur ndjeshëm numri i transportit ajror, përkatësisht i avionëve transportues të forcave ajrore amerikane që sjellin pajisje dhe armatime.