Në Bosnje dhe Hercegovinë, ish-futbollisti është qëlluar me plumb në kokë

ISH-futbollisti i Zadarit, Almir Raščić, është rrahur rëndë dhe është qëlluar me plumb në kokë në Goražde në Bosnjën lindore, ku ka jetuar, konfirmoi sot policia lokale.

Raščić (48) është sulmuar nga autorë ende të panjohur mbrëmë vonë në afërsi të pallatit ku banonte. Ai u gjet më pas nga një kalimtar i rastit i cili denoncoi gjithçka në polici.

Nga dëshmitarët okularë është konfirmuar se sulmuesit e kanë rrahur Rašçiqin me shkopinj dhe më pas e kanë qëlluar në kokë nga një distancë e afërt.

“Nuk është një situatë e mirë, ai është në koma”
Ai u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike në Sarajevë dhe tani është në gjendje kome në repartin e kujdesit intensiv. Mjekët po luftojnë për jetën e tij.

“Nuk është një situatë e mirë, ai është në koma”, tha babai Muhidin Raščić, i cili është gjithashtu anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Federatës së Futbollit të Bosnjës dhe Hercegovinës, për Dnevni Avaz.

Prokuroria aktualisht po e trajton sulmin si tentativë vrasjeje dhe po hetohet për gjetjen e autorëve.

Almir Raščić luajti në klubin e futbollit Zadar, ishte anëtar i ekipit kombëtar të BiH-së dhe gjithashtu luajti në Željeznichar, Velež dhe Olimpik.

Kategoritë
LajmeRajoni