Të paktën 34 persona u plagosën në një aksident me 15 automjete në autostradën M23 në Britaninë e Madhe, tha Policia e Qarkut Sussex.
“Përafërsisht 34 persona janë trajtuar nga shërbimet e urgjencës, pa lëndime të rrezikshme për jetën”, tha policia në një deklaratë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në afërsi të fshatit Pease Pottage.
M23 është mbyllur në të dy drejtimet ndërmjet nyjeve 10 dhe 11 mbrëmë pas përplasjes.