Në Bruksel hapet flamuri i Ukrainës 30 metra i gjatë

Në aktivitetin e zhvilluar për hapjen e flamurit në sheshin historik ‘Grand Place’ në qendër të Brukselit, mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, flamuri ukrainas 30 metra i gjatë u hap në kryeqytetin belg Bruksel, i cili konsiderohet zemra e Bashkimit Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Në aktivitetin e zhvilluar për hapjen e flamurit në sheshin historik ‘Grand Place’ në qendër të Brukselit, mori pjesë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Me veshjen me ngjyrat e Ukrainës, von der Leyen u takua me qindra ukrainas që morën pjesë në aktivitet dhe përsëriti mesazhet mbështetëse të BE-së.

Po ashtu von der Leyen ka publikuar edhe një video-mesazh ma rastin e Ditës së Pavarësisë, ku ajo ka theksuar: “As nuk mund t‘i afrohemi dot sakrificave që keni bërë çdo ditë, por mund të jemi dhe do të qëndrojmë pranë jush”.

Duke bërë të ditur se do të ndërtojnë sërish së bashku vendin pas përfundimit të luftës, von der Leyen u shpreh se: “Fëmijët tuaj do të rriten në një Ukrainë të drejtë dhe të lirë”.

Edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një video-mesazh shprehu mbështetjen e tij për Ukrainën.

“Pavarësia juaj është pavarësia jonë, liria juaj është liria jonë”, deklaroi Michel, i cili theksoi se e ardhmja e Ukrainës është në BE.

Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, gjatë natës edhe ndërtesa e Komisionit Evropian u ndriçua me drita të verdha dhe blu, ngjyrat e flamurit të Ukrainës.

Kategoritë
BotaLajme