Izraeli vazhdon të fshehë numrin dhe fatin e vërtetë të njerëzve që ka rrëmbyer në Rripin e Gazës
Raportohet se 10.400 palestinezë të burgosur ndodhen në burgjet izraelite, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë të përbashkët nga Komiteti i të Burgosurve dhe të Liruarve të Organizatës për Çlirimin e Palestinës dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë thuhet se me 1 janar 2025, të paktën 10.400 palestinezë mbaheshin në burgjet izraelite.
Në deklaratë thuhet se në mesin e të arrestuarve janë 87 gra, katër prej të cilave ishin nga Gaza dhe 320 fëmijë nga Gaza. Gjithashtu thuhet se 3.376 persona, 95 prej të cilëve fëmijë dhe 22 gra, ishin të paraburgosur administrativë ndërsa 1.886 nga të arrestuarit ishin klasifikuar si “luftëtarë të paligjshëm” nga Izraeli.
Sipas deklaratave të mëparshme nga Bordi i të Burgosurve dhe të Liruarve dhe Shoqatës së të Burgosurve Palestinezë, Izraeli vazhdon të fshehë numrin dhe fatin e vërtetë të atyre që ka rrëmbyer në Rripin e Gazës.