Se lojtari i kombëtares kroate Joshko Guardiol ka trashëguar modestinë nga babai i tij, dëshmojnë edhe fotot e bëra sot në marketin Dolac në Zagreb.
Në ditën e ndeshjes mes Kroacisë dhe Brazilit, Tihomir Guardiol si zakonisht shet peshk në Dolac dhe kjo skenë ka habitur shumë.
Një Tihomir i qeshur po bënte detyrën, ndërkohë që porteri më i mirë në botë pret përballjen me Brazilin.
Jakov Petkoviç, babai i futbollistit Bruno Petkoviq dhe Branko Livaković, xhaxhai i portierit kroat, ishin ulur në një kafene aty pranë. Shumë shpejt ata iu bashkuan Tihomirit dhe bënë një foto së bashku.
“Asgjë, ne po punojmë si gjithmonë, do ta shikojmë ndeshjen në shtëpi dhe sigurisht – presim fitore”, tha kushëriri i Joshko Guardiolës për Jutarnji list.