Në ditën e Vitit të Ri arrestohet një person, ditë më parë dyshohet se kreu vjedhje në dy shtëpi në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari për dy vjedhje në Pejë, të kryera në ditë të ndryshme.

Përmes një njoftimi për media, Policia ka njoftuar se i arrestuar dyshohet se me datën 24 dhjetor 2024 ka kryer një vjedhje të rëndë në fshatin Treboviq të Pejës, duke vjedhur shumë të konsiderueshme të parave, stoli ari dhe një telefon mobil.

Vjedhja e dytë dyshohet se u krye me datën 29 dhjetor 2024 në fshatin Bllagajё të Pejës.

“Policia menjёherё kanё shkuar nё vendin e ngjarjes aty nga i dёmtuari janё njoftuar se kur janё kthyer nё shtёpi e kanё gjetur derën e hyrjёs tё hapur dhe shtёpinё e demoluar, sipas tё dёmtuarit janё vjedhur shumё e konsiderueshme e parave dhe stoli ari. Pas njё pune intensive tё hetuesve tё Stacionit Policor nё Pejё, sot me datё 31.12.2024, ёshtё arritur tё identifikohet dhe arrestohet i dyshuari i këtyre rasteve”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit nga hetuesit i dyshuari me urdhër të Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtjё pёr 48- orё.

Kategoritë
LajmeVendi