Në Ditën Ndërkombëtare Rome, në teatrin ‘Nexhip Menekshe’ do të performohet shfaqja “Gugle Love”

Për nder të 8 prillit, Ditës Ndërkombëtare Rome, Teatri Rom “Nexhip Menekshe”, do të përformoj shfaqjen “Gugle Love”, nga autori Ray Cooney dhe regjisori Deniz Dadale.

Kjo shfaqje është një komedi e rallë dhe e zgjuar që përshkruan aventurat e Henry Perkins, një personazh që përjeton ngjarje të jashtëzakonshme pasi në metro merr një çantë të mbushur me para, duke fillaur kështu një udhëtim humoristik që do të mbushë teatrin me të qeshura dhe emocione të papritura

Premiera do të shfaqet me 7 prill 2024 në Kino Lumbardhi – Prizren, e cila do të jetë për mysafirët me ftesë, kurse repriza e shfaqjes do të realizohet me 8 prill dhe do të jetë i hapur për publikun


Kategoritë
LajmeTë ndryshme