Në Evropë po ndërmerren hapa për legalizimin e islamofobisë

Një raport mbi islamofobinë hodhi dritë mbi zhvillime të ndryshme në Evropë, të cilat janë cilësuar si përpjekje për institucionalizim të islamofobisë

“Raporti Evropian i Islamofobisë 2020” ka hedhur dritë mbi përpjekjet për legalizimin e antiislamizmit në shumë vende të kontinentit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Raporti u përgatit nga Enes Bayrakli, profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Turko-Gjerman me qendër në Stamboll, dhe Farid Hafez, shkencëtar politik nga Iniciativa Ura e Universitetit Georgetown.

Raporti ka përfshirë kontribute nga 37 akademikë, ekspertë dhe aktivistë të shoqërisë civile në mbulimin e 31 vendeve evropiane.

Në raport janë përpiluar praktikat e disa qeverive në Evropë që diskriminojnë muslimanët dhe përpjekjet e politikanëve të ekstremit të djathtë për të legalizuar antiislamizmin.

– Në Austri u themelua qendër që “etiketonte” institucionet muslimane

Në këtë drejtim, qeveria në Austri në korrik të vitit 2020 themeloi “qendër dokumentacioni” për “etiketimin” institucioneve muslimane në vend.

Qendra e dokumentacionit për islamin politik, e themeluar nën udhëheqjen e qeverisë së koalicionit të Partisë Popullore Austriake e qendrës së djathtë (ÖVP) dhe të Gjelbërve, kishte ndarë me publikun një hartë digjitale të quajtur “Islam-Landkarte”, e cila përmbante informacione të hollësishme për organizata të ndryshme si 600 xhami dhe qendra arsimore që u përkasin muslimanëve si dhe botëkuptimet, menaxherët dhe adresat e tyre.

Punimi i përgatitur nga ekipi i udhëhequr nga profesori i Universitetit të Vjenës, Prof. Dr. Ednan Aslan, hasi në reagim të gjerë nga segmente të ndryshme, të cilët theksuan se harta digjitale i tregon muslimanët si kriminelë të mundshëm, i ngjan një lloj etiketimi dhe se qeveria, e cila është e mbingarkuar nga hetimet e korrupsionit, si një rrugëdalje po përpiqet edhe një herë të manipulojë shoqërinë përmes muslimanëve.

– Gjyqtarja me origjinë turke në Gjermani u pezullua nga detyra për vendosjen e shamisë gjatë një seance gjyqësore

Gjykata Kushtetuese në Belgjikë, në qershor të vitit 2020, nën petkun e “paanshmërisë” vendosi se ndalimi i simboleve politike dhe fetare, veçanërisht i shamisë, në institucionet e arsimit të lartë është në përputhje me ligjin.

Gjykata speciale në Bullgari, akuzoi mundësin musliman Muhammed Abdulkadir për “pjesëmarrje në aktivitete terroriste” për postimin e fotografive me uniforma ushtarake në Siri në vitin 2016.

Në Danimarkë, Partia Popullore Daneze e ekstremit të djathtë paraqiti një projektligj në parlament për të ndaluar shaminë muslimane në të gjitha ndërtesat publike. Projektligji u refuzua në votimin parlamentar.

Partia e presidentit francez Emmanuel Macron paraqiti një projektligj në Asamblenë Kombëtare që do t’i ndalonte vajzat nën moshën 18 vjeç të mbajnë shaminë në publik.

Një gjyqtare me origjinë turke në Gjermani u pezullua nga detyra për vendosjen e shamisë gjatë një seance gjyqësore.

– Suedi, u ndalua ndërtimi i shkollave fetare

Gjykata e Apelit në Milano të Italisë, me vendimin që mori në tetor të vitit 2020, autorizoi postimin e paralajmërimeve vizuale në ndërtesat shëndetësore për të ndaluar gratë të veshin burka.

Udhëheqësi i Partisë së Lirisë nga e djathta ekstreme në Holandë, Geert Wilders, vitin e kaluar, bëri disa përpjekje ligjore për të ndaluar shamitë dhe therjen e kurbaneve.

Ministrja e Arsimit në Suedi, Anna Ekström, në një deklaratë për mediat lokale, si rezultat i diskutimeve për themelimin e shkollave muslimane në vend, njoftoi se “qeveria ka marrë vendim që të ndalojë ndërtimin e shkollave të reja fetare”.

Jean-Luc Addor, një nga anëtarët e Këshillit Kombëtar, dhomës së ulët në Zvicër, mbrojti idenë se shamia dhe simbolet e tjera islame nuk mund të tolerohen në ndërtesat publike dhe i propozoi Këshillit që të paraqesë një projektligj për ndalimin e shamisë.

Kategoritë
BotaLajme