Në fabrikën e automjetit turk Togg fillojnë provat me pjesë

Me prodhimin e 5 modeleve të ndryshme nga një platformë e vetme, Togg planifikon që deri në vitin 2030 të prodhojë gjithsej 1 milion automjete

Në fabrikën e automjetit turk Togg në rajonin Gemlik në të cilën ka përfunduar instalimi i 208 robotëve, pas provave pa pjesë kanë filluar provat me pjesë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë nga kompania thuhet se në fabrikën në Gemlik, që është bërthama e objektivit të Togg “Udhëtim drejt Inovacionit”, punimet e ndërtimit po i afrohen me shpejtësi përfundimit në përputhje me planet.

Më tej bëhet e ditur se 208 robotë në ndërtesën kryesore e cila ka përfunduar 97 për qind, pas provave pa pjesë kanë filluar provat me pjesë në bazë të qelizave. Këtë fazë do ta ndjekin prodhimet provë që do të bëhen duke bashkuar qelizat. Ndërsa pas përfundimit të këtij procesi, do të kalohet në prodhimin seri në periudhën e tremujorit të fundit të vitit.

– Ndërtimi i fabrikës së Togg në Gemlik do të përfundojë në fund të muajit qershor

Në fabrikën në Gemlik, krahas zhvillime në ndërtesën kryesore, në muajin maj kanë përfunduar 99 për qind e fabrikës së bojës si dhe 95 për qind e fabrikës së montimit.

Në fabrikën e bojës, ku janë vendosur 83.935 metra instalime elektrike dhe 36.770 metra linjë tubacioni, taket kanë filluar provat me ujë.

Ndërsa në kompleksin e montimit teksa janë kryer 99.210 instalime elektrike, njoftohet se janë shtruar edhe 58.330 linjë tubacioni.

Kompleksi Togg është ndërtuar mbi një territor gjithsej 1 milion e 200 mijë metër katrorë dhe ndërtimi i saj do të përfundojë në fund të qershorit.

– Në fund të tremujorit të parë, do të dalë në treg automjeti SUV që është automjeti i parë në segmentin C

Togg do të jetë gati për prodhim në seri në tremujorin e fundit të vitit 2022. Ndërsa pas përfundimit të provave të homologimit në fund të tremujorit të parë në vitin 2023, do të dalë në treg automjeti SUV që është automjeti i parë në segmentin C.

Dhe në vitet në vijim në linjën e prodhimit në segmentin C do të hyjnë modelet Sedan dhe Hatchback. Në vitet e mëpasshme, me shtimin e modeleve B-SUV dhe C-MPV në këtë familje, do të kompletohet gama e produkteve që përbëhet nga 5 modele dhe që mbajnë të njëjtën ADN.

Me prodhimin e 5 modeleve të ndryshme nga një platformë e vetme, Togg planifikon që deri në vitin 2030 të prodhojë gjithsej 1 milion automjete.

Kategoritë
BotaLajme