Në Gazë janë shkatërruar plotësisht 815 xhami, ndërsa 151 të tjera janë dëmtuar

Ushtria izraelite, gjatë fushatave të bombardimeve dhe granatimeve në Rripin e Gazës, ka dëmtuar 1.000 xhami, prej të cilave 815 janë shkatërruar plotësisht, ndërsa 151 janë dëmtuar pjesërisht.

Sipas Ministrisë për Vakëfe dhe Çështje Fetare në Rripin e Gazës, afërsisht 1.000 xhami janë dëmtuar gjatë sulmeve izraelite në këtë zonë gjatë vitit të kaluar. Në raportin e kësaj ministrie thuhet se 815 xhami janë shkatërruar plotësisht dhe 151 janë dëmtuar pjesërisht.

Gjithashtu, raportohet se janë shkatërruar 19 varreza dhe tri kisha, ndërsa nga ana tjetër është shënuar një numër i madh hyrjesh nga kolonët izraelitë në xhami dhe objekte të tjera fetare.

Në Bregun Perëndimor, ministria ka regjistruar vitin e kaluar 256 hyrje të kolonëve në xhaminë Al-Aksa në Jerusalemin Lindor të okupuar. Janë shënuar gjithashtu më shumë se 20 sulme ndaj xhamive në Bregun Perëndimor.

Sipas të dhënave të ministrisë, rreth 2.567 kolonë ilegalë kanë hyrë në kompleksin e xhamisë për të festuar festën javore hebraike Hanuka, e cila është shënuar nga 25 dhjetori deri më 2 janar.

Kategoritë
BotaLajme