Sipas grupit kërkimor “Pogledi mbi botën dhe Gjermaninë”, që mbështet gjetjet e tij në të dhënat e Konferencës Ipeshkvore Gjermane dhe Kishës Protestante në Gjermani (EKD), për herë të parë në vitin 2024 është regjistruar më shumë individë pa përkatësi fetare sesa katolikë dhe protestantë së bashku.
Gjermania raportoi se 47% e popullsisë identifikohet si ateistë ose pa fe, krahasuar me 45% që përfaqësojnë bashkërisht katolikët dhe protestantët, dhe 4% muslimanë.
Për krahasim, në vitin 1990 vetëm 22% e gjermanëve u deklaruan si jobesimtarë. Ndërkohë, Franca ka disa vite që ka shumicë qytetarësh pa përkatësi fetare – sipas një studimi të Institutit Kombëtar Francez për Statistika dhe Studime Ekonomike (INSEE) të realizuar në vitet 2019–2020, 51% e francezëve janë pa fe.
Këto të dhëna pasqyrojnë një trend të kahershëm në Gjermani dhe në pjesën tjetër të Evropës, trend që është përshpejtuar nga faktorë si plakja e popullsisë dhe rënia e ndikimit të institucioneve fetare.
Dy kishat kryesore të krishtera në Gjermani humbën më shumë se një milion anëtarë vetëm gjatë vitit të kaluar. Ekspertët parashikojnë që brenda dy vitesh, numri i gjermanëve pa përkatësi fetare do të tejkalojë 50% të popullsisë.