Në gjysmëfinalen e Botërorit, pothuajse i gjithë stadiumi do të mbështesë Marokun

Franca dhe Maroku do të takohen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Botës në Katar. Kampionët aktualë të botës, francezët, janë favorit të qartë, ndërsa vendosja e Marokut në finale me Argjentinën do të ishte ndoshta sensacioni më i madh në historinë e kompeticionit.

Skuadra e Walid Regraguit, me hyrjen në gjysmëfinale, arriti suksesin më të madh në historinë e futbollit afrikan dhe arab dhe çdo hap më tutje do të shënonte një arritje edhe më të madhe. Edhe pse në rolin e të huajve, marokenët do të mund të llogarisin në mbështetjen nga tribuna.

Sipas RMC Sport francez, nga 69 mijë shikues në stadiumin Al-Bayt, 55 mijë prej tyre do të mbështesin kombëtaren afrikane. Tifozët marokenë ishin ndër më të zhurmshmit në këtë turne dhe shpesh shfrytëzonin rastin për të theksuar unitetin e botës arabe, si mesazhet e solidaritetit me Palestinën./Gazetaere

Kategoritë
Sport