Në Izrael shpërthyen disa autobusë në parking, bomba u gjetën në Tel Aviv

Disa autobusë shpërthyen në parkingje në qytetin izraelit Bat Yam dhe sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar.

Policia izraelite njoftoi se nuk ka të lënduar nga incidentet dhe se është në kërkim të të dyshuarve.

Ministrja izraelite e transportit, Miri Regev, bëri thirrje për ndalimin e të gjithë autobusëve, trenave dhe linjave hekurudhore të lehta për të kontrolluar nëse ka pajisje të tjera shpërthyese.

Njësitë për çaktivizimin e bombave kanë nisur kërkimet në zonë për të gjetur sende të tjera të dyshimta.

Gjithashtu, në Tel Aviv janë gjetur pajisje shpërthyese në disa autobusë, nga të cilat dy kanë shpërthyer.

Kategoritë
BotaLajme