Në Katar inaugurohet ‘Shtëpia e OKB-së’

Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, tha se hapja e Shtëpisë së OKB-së është hap pozitiv për bashkëpunimin midis Katarit dhe organizatës ndërkombëtare.

Në Lusail të Katarit të shtunën u përurua “Shtëpia e OKB-së”, duke sjellë nën një çati agjenci të ndryshme të Kombeve të Bashkuara, raporton Anadolu.

Duke folur në ceremoninë e hapjes, ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, tha se hapja e Shtëpisë së OKB-së është hap pozitiv për bashkëpunimin midis Katarit dhe organizatës ndërkombëtare.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha se Shtëpia e re e OKB-së “do të bashkojë punën tonë në vend, duke bashkuar zhvillimin, bashkëpunimin humanitar dhe diplomatik nën një çati”.

“Falënderoj qeverinë dhe popullin e Katarit për angazhimin e tyre dhe uroj për shumë vite partneritet produktiv”, shtoi ai.

Zhvillimi erdhi në prag të Konferencës së Pestë të Kombeve të Bashkuara mbi Vendet më Pak të Zhvilluara (LDC5) në Doha.

Kategoritë
BotaLajme