Në kërkim nga Abu Dhabi për grabitje me armë, arrestohet në Morinë 51-vjeçari

Një 51-vjeçar  i shpallur në kërkim ndërkombëtar për grabitje me armë është vënë në pranga ditën e sotme në Morinë. Njoftohet se A. R, banues në Prishtinë u ndua në hyrje të pikës kufitare pas shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ka rezultuar se Interpol Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, ka lëshuar ndaj tij urdhër-arrestin për veprën penale “Grabitje me armë.”

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të 51-vjeçarit, me qëllim ekstradimin e tij drejt Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kategoritë
LajmeRajoni