Në Kiev ndalohen për 3 ditë takimet publike për shkak të rrezikut të sulmeve ruse

Në kuadër të vendimit të marrë nga administrata ushtarake në Kiev, theksohet se nuk do të lejohen takimet publike gjatë datave 22-25 gusht në Kiev me arsyen se mund të ketë sulme nga Rusia

Me shqetësimin se forcat ruse mund të kryejnë sulme, në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev, janë ndaluar për 3 ditë takimet publike me pjesëmarrje të gjerë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në kuadër të vendimit të marrë nga administrata ushtarake në Kiev, theksohet se nuk do të lejohen takimet publike gjatë datave 22-25 gusht në Kiev me arsyen se mund të ketë sulme nga Rusia.

Gjithashtu nga popullata është kërkuar që të marrin në konsideratë sirenat për sulme të mundshme ajrore në kryeqytet.

Në Kharkiv shpallet orë policore

Zyrtarët në Kharkiv kanë shpallur orë policore për ndalimin e daljes në rrugë për 36 orë, e cila do të fillojë më 23 gusht në orën 19.00 sipas kohës lokale.

Administrata e Kievit ka paralajmëruar se përpara përvjetorit të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës më 24 gusht, Rusia mund të vendosë në objektiv disa qytete, përfshirë edhe kryeqytetin.

Kategoritë
BotaLajme