Rastet e sëmundjes së tuberkulozit gjatë viti 2022 janë rritur dukshëm. Në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK në 5 muajt e parë të këtij viti 73 persona janë diagnostifikuar me kete sëmundje te mushkerive. Aktualisht në këtë klinikë po trajtohen 16 pacientë.
Drejtori i Klinikës së Pulmologjisë, Musa Hoxha thotë se pandemia COVID-19 ka ndikuar që rastet e reja me tuberkulozë të mos evidentohen me kohë.
Pulmologu Hoxha e konsideron shqetësues faktin se moshat e reja po preken nga kjo sëmundje.
Madje në këtë klinkë problemi tjetër është edhe me terapitë e pacientëve.
Ndryshe, në Klinikën e Pulmologjisë, vazhdojnë të kërkojnë ndihmë pacientët e infektuar me Covid dhe ata që kanë kaluar këtë infeksion.